SPAK merr në pyetje për 3 orë Gentian Sulën, dosja korruptive e Metës dhe Kryemadhit mund t’i bëjë “gropën”…

Data

Për më shumë se 3 orë në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) ka dëshmuar ditën e djeshme biznesmeni i ndërtimit në Tiranë Gentian Sula. Burime bëjnë me dije se Sula është pyetur nga prokurorët për një çështje në hetim, por SPAK nuk jep më shumë detaje se për cilën çështje bëhet fjalë. Dyshohet se marrja e tij në pyetje mund të ketë qenë për banesën e kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj. Ky i fundit ka deklaruar se prej vitesh jeton në rezidencën “Kodra e Diellit”, që është pronë e Gentian Sulës. Po ashtu, në këtë ambient jetojnë edhe disa politikanë të rëndësishëm që janë nën mbikëqyrjen e SPAK-ut lidhur me hetimet e veçanta për pasuritë e tyre.

Emri i Sulës figuron në dosjen e SPAK dhe lidhjet me hetimet që po zhvillohen për presidentin e PL-së, Ilir Meta, deputeten Monika Kryemadhi dhe nënë e saj, Fatime Kryemadhi. Sipas dosjes së SPAK-ut, biznesmeni Gentian Sula i dha para cash nënës së Monika Kryemadhit për të paguar kreditë. Nga analiza financiare që iu bë të ardhurave dhe shpenzimeve, të pasqyruara në llogaritë bankare të Fatime Kryemadhit rezultoi se kjo shtetase, në vitin-2010, ka balancë negative në shumën 846,000 Euro. Gjithashtu ne një rast rezulton se ka përdorur sikur i kishte marrë cash nga kompania Agi Kons e Gentian Sulës.

“Në këto rrethana lidhja e kontratës me shtetasen Kozeta Fino nga ana e Fatime Kryemadhit, marrja prej saj e kredisë bankare, si dhe financimi me këto të ardhura i një pjese të apartamentit të blerë nga Ilir Metaj e Monika Kryemadhi Nr. 3/64+1-9, ndërkohë që vetë Fatimja në këtë kohë ishte pensioniste, krijon dyshimin e arsyeshëm se është bërë me qëllim për të futur në sistemin bankar shuma monetare që burojnë nga veprimtari të paligjshme sikurse është dhe vepra penale e “Korrupsionit”. Me qëllim për të mos përdorur për blerjen e apartamenteve këto shuma parash me origjinë korruptive, është përdorur si truk marrja fillimisht e dy kredive bankare, dhe më pas shlyerja e kredive nëpërmjet depozitimit Cash pa burim të ligjshëm nga Fatime Kryemadhit, me deklarimin e burimeve të paqena sikurse është rasti i shtetasit Gentjan Sula me qëllim shlyerjen e kredive, është arritur që të futen në sistemin bankar një shumë e pajustifikuar parash prej 846,000 Euro”, thuhet ndër të tjera në dosjen hetimore.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related