SPAK ka ekspozuar Berishën me evidenca dhe fakte si një nga politikanët me pasuri me vlerë dhjetëra milionë euro…

Data

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nën akuzë nga SPAK për korrupsion pasiv në aferën e dosjes “Partizani” dhe i sapoliruar nga “arresti shtëpiak”, ku qëndroi për gati një vit, nuk i ka ndalur sulmet ndaj mazhorancës, duke analizuar edhe shpenzimet monetare për veshje luksi. Edhe dje gjatë mbledhjes në selinë blu, ai ka përdorur si kazus ekonominë dhe është shprehur se ministret përdorin çanta si ‘Hermes’, ‘Birkin’, ‘Bottega Veneta’ apo ‘Louis Vuitton’, marka luksi këto që kushtojnë mijëra euro.

Jo se këto akuza nuk janë të vërteta, por të dala nga goja e kreut të PD ngjajnë shumë keq, pasi sulmet e tij bien ndesh me evidencat e mbledhura nga SPAK, të cilat tregojnë se familja e Berishës ka krijuar një perandori të fshehur pasurie që shtrihet jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë saj. Ky kontrast e bën të dukshme hipokrizinë e tij, duke ngritur pyetje mbi moralitetin e akuzave të tij publike ndaj qeverisë. Si mund të flasë Berisha për luks dhe të ardhura marramendëse, kur vetëm me ‘operacionin Partizani’ i nisur pak ditë pasi qeveria Berisha mori detyrën në shtator 2005, Argita dhe bashkëshorti Jamarbër Malltezi fituan gati 6 milionë euro dhe një pjesë e mirë e kësaj shume i është kthyer familjes së Sali Berishës përmes pagesave të shpenzimeve.

Detajet

SPAK ka kryer verifikimin e deklarimit të pasurive nga ku rezulton se dhëndri dhe vajza prej 4 vitesh firmosnin çeqet për të paguar shpenzimet e studiove ligjore për gjyqet e Sali Berishës me SHBA dhe Britaninë e Madhe pasi këta e shpallën ‘non grata’. Nuk janë pak, por 428 mijë euro e 126 mijë dollarë nga viti 2021 në 2024. Vetëm për këtë vit, Argita Malltezi ka paguar për studion ligjore ZAIËALLA And Co Limited në vlerën 213,590 euro. Jo vetëm kaq, dhëndri është treguar ‘zemërgjerë’ për të paguar dhe shpenzimet shëndetësore në vlerën e 13 mijë eurove, për vjehrrin dhe vjehrrën. Gjithashtu ka qenë ‘zemërgjerë’ për të paguar dhe shpenzimet për kunatin, Shkëlzen Berisha në vlerën 52 mijë euro totali.

Madje këtij të fundit i është paguar dhe fatura prej 27 439 USD për një avokat në Amerikë. Në dosjen e SPAK evidentohen përfitimet e familjes Berisha nga të ardhurat e familjes Malltezi sipas viteve. Në vitin 2014, familja e Sali Berishës ka marrë nga dhëndri i tij Jamabër Malltezi 24 000 euro. Sipas SPAK, 6 mijë euro janë dhënë për shpenzime shëndetësore për Liri Berishën. 18 000 euro hua pa interes për Shkëlzen Berishën, ‘shumë e cila deri më sot nuk dokumentohet të jetë shlyer)”, thuhet në dosjen e SPAK.

 

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related