SPAK i komunikon sot akuzat Erion Veliaj

Data

Prokuroria e Posaçme ka marrë zyrtarisht të pandehur Erion Veliajn dhe akuzat do t’i komunikohen kryebashkiakut të Tiranës ditën e sotme në orën 11:00.

SPAK i ka njoftuar zyrtarisht avokatët e Veliajt, teksa nuk dihet nëse kryebashkiaku do të lerë ambientet e paraburgimit të Durrësit dhe do të paraqitet në Prokurori apo do të dërgojë vetëm avokatët.

Veliaj është marrë i pandehur si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, si dhe “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.

Përmes një reagimi për mediat, avokatët e Veliajt ditën e djeshme deklaruan se janë thellësisht të shqetësuar që informacioni u shkon më përpara mediave, se sa vetë personit nën hetim. Sipas tyre, kjo është një provë tjetër e faktit që kjo është një taktikë jo ligjore e SPAK për të sugjeruar në publik fajësinë e Veliajt.

“Jemi thellësisht të shqetësuar që, praktika e nxjerrjes së informacioneve mbi procedurat e çështjes penale të z. Veliaj, vijon edhe në rrethanat e një takimi të prezumuar që do të mbahet nesër mes avokatëve të tij dhe SPAK-ut. Njoftimi i medias apo marrja e informacionit nga ana e medias përpara se vetë personit nën hetim, z. Veliaj, është një provë tjetër e faktit që kjo është një taktikë jo ligjore e prokurorisë për të sugjeruar në publik fajësinë e z. Veliaj.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related