SPAK heton 16 zyrtarë të lartë, analizohen qindra prova digjitale

Data

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka intensifikuar hetimet ndaj zyrtarëve të nivelit të lartë, duke regjistruar disa procedime të reja gjatë vitit 2025.

Sipas raportit vjetor të institucionit, gjatë vitit të kaluar janë regjistruar gjashtë procedime të reja penale që lidhen me korrupsionin në nivele të larta të administratës, ndërsa në total 16 zyrtarë janë vendosur nën hetim.

Në kuadër të këtyre hetimeve, një rol të rëndësishëm po luan analiza e provave digjitale të sekuestruara nga hetuesit. Sektori i Ekspertizës pranë SPAK ka marrë për ekzaminim 372 vendime ekspertimi që përfshijnë 615 pajisje dhe prova digjitale.

Mes tyre janë 503 telefona celularë dhe tableta, 98 kompjuterë, 14 pajisje DVR dhe 153 prova të tjera digjitale, si hard disqe, USB, karta memorie dhe CD/DVD.

Sipas raportit, gjatë vitit 2025 ekspertët kanë realizuar 336 akte ekspertimi, duke analizuar në total 516 prova digjitale, përfshirë 375 telefona celularë dhe tableta, 65 kompjuterë, 13 DVR dhe 63 pajisje të tjera elektronike.

SPAK thekson se çdo pajisje e sekuestruar mund të përmbajë të dhëna të rëndësishme, si komunikime, dokumente apo materiale të tjera që mund të hedhin dritë mbi raste korrupsioni, marrëveshje të dyshimta dhe veprimtari të paligjshme.

Raporti tregon gjithashtu se në vitet e fundit është rritur ndjeshëm numri i provave digjitale që analizohen në hetimet e këtij institucioni, duke reflektuar përdorimin gjithnjë e më të madh të teknologjisë në zbardhjen e veprave penale.

Përveç analizave laboratorike, gjatë vitit 2025 ekspertët e këtij sektori janë angazhuar edhe në disa veprime procedurale në terren, si këqyrje dhe kontrolle për sekuestrimin e provave digjitale në ambiente të ndryshme.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related