“E inauguruan me valle, na lanë në makth” – Qytetari shpërthen: Qeveri e korruptuar deri në palcë, Shqipëria po mbytet nga paaftësia

Data

Zëri i qytetarëve u ngrit fort në Foltoren e opozitës përpara Kryeministrisë, ku një qytetar denoncoi hapur atë që e cilësoi si korrupsion, paaftësi dhe mashtrim sistematik nga qeveria.

Duke marrë shembull rrugën Qukës–Qafë Plloçë, ai tha se ajo u inaugurua me ceremoni, këngë dhe valle, por shumë shpejt u shndërrua në një makth për banorët dhe udhëtarët.

“Rrugën Qukës–Qafë Plloçë e inauguruan me valle, por qytetarëve u lanë një makth. Me justifikimin e standardeve, na dhanë një rrugë që dështoi që në dimrin e parë”, u shpreh ai.

Sipas qytetarit, problemet infrastrukturore janë vetëm një pasqyrë e një keqqeverisjeje më të thellë, që po e lë vendin të pambrojtur përballë çdo stine.

“Në verë digjemi nga zjarret, në dimër bllokohen rrugët nga dëbora dhe temperaturat e ulëta. Shqipëria përmbytet, izolohet dhe braktiset, sepse kjo qeveri është e paaftë dhe e korruptuar deri në palcë”, theksoi ai.

Ai shtoi se pas çdo dështimi qëndron makutëria dhe korrupsioni, duke akuzuar qeverinë se ka braktisur interesin publik dhe sigurinë e qytetarëve.

“Nuk ka më justifikime. Ka shumë arsye pse shqiptarët duhet të revoltohen. Ky popull nuk duhet ta mbajë më mbi supe këtë regjim”, deklaroi qytetari mes duartrokitjeve të protestuesve.

Në fund të fjalës së tij, ai u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të bashkohen në protestën e 24 janarit, duke e cilësoi atë si një reagim të domosdoshëm kundër korrupsionit, dështimit dhe mashtrimit të vazhdueshëm qeveritar.

“Është koha të ngrihemi. Më 24 janar, të gjithë në shesh”, përfundoi ai.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related