SPAK amnistoi Veliajn për inceneratorin/ Këlliçi: Një vendim i turpshëm dhe skandaloz

Data

Drejtuesi politik i PD-së në Tiranë, Belind Këlliçi ka reaguar në lidhje me mbylljen e hetimeve të SPAK-ut për inceneratorin e Tiranës ditën e djeshme ku çoi 12 të pandehur dhe emri më i rëndësishëm prej tyre ishte Lefter Koka ndërkohë që vazhdon të bëhet amnisti për kryebashkiakun Erion Veliaj.

Përmes një deklate nga selia blu, Këlliçi e konsideroi si një vendim të turpshëm, skandaloz, të denjë për republikat e bananeve, ku sipas tij, SPAK-u na tha se përgjegjës për vjedhjen e 132 milionë eurove, janë 12 punonjës të thjeshtë të Bashkisë Tiranë dhe Ministrisë së Mjedisit, të cilët do të gjykohen për veprën e “shpërdorimit të detyrës” të kryer në bashkëpunim.

Këlliçi vuri edhe një herë në dukje se janë Engjëll Agaçi dhe Edi Rama personat drejtpërdrejtë përgjegjës për shkeljen flagrante për dhënien e bonusit 8% të pikëve kompanisë që nuk ekzistonte Integrated Energy BV sh.p.k.

Ai tha më tej se është Erion Veliaj përgjegjës për të dhënat fiktive në studimin e fizibilitetit i cili u përdor për të rritur fiktivisht tarifën e depozitimit të mbetjeve në 29 euro/ton, duke e çuar sot tarifën reale të pastrimit dhe depozitimit të mbetjeve të Tiranës në 101 euro/ton, nga 35 euro/ton që ishte propozimi fillestar i IFC dhe Bankës Botërore.

Gjithashtu, Këlliçi theksoi se ishte Erion Veliaj ai që firmosi më 27 mars 2017 miratimin e këtij konçensioni, në shkelje të plotë të Ligjit për “Vetqeverisjen vendore”, pa pyetur aspak Këshillin Bashkiak për këtë angazhim dhe gropë financiare në të cilin i futi qytetarët e Tiranës për 30 vite.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related