Sot pritet të mbahet protesta e 37-të radhazi në Tiranë

Data

Organizatorët e protestave kundër qeverisë kanë njoftuar se këtë mbrëmje, në orën 19:00, do të zhvillohet protesta e 37-të radhazi në Tiranë.

Sipas njoftimit të tyre, pjesëmarrësit do të mblidhen fillimisht në sheshin “Skënderbej”, për të vijuar më pas me një marshim drejt godinës së Kryeministrisë.

Organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve nga e gjithë Shqipëria, si edhe shqiptarëve të diasporës që ndodhen në vend, t’i bashkohen tubimit.

Sipas tyre, kërkesa kryesore e protestës mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Ata kanë deklaruar gjithashtu se protestat do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.

Nga ana e qeverisë nuk ka një reagim të ri lidhur me protestën e planifikuar për këtë mbrëmje.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related