Mbështetja për presidentin rus Vladimir Putin ka shënuar rënie për të shtatën javë radhazi, duke arritur në 65.6%, niveli më i ulët që nga fillimi i pushtimi i Ukrainës nga Rusia 2022.
Sipas të dhënave të publikuara nga VTsIOM, mbështetja për Putinin ka rënë ndjeshëm nga 73.3% që ishte në muajin mars, ndërsa niveli i besimit ndaj tij ka zbritur në 71%.
Rënia e popullaritetit lidhet me disa faktorë të mundshëm, përfshirë vështirësitë ekonomike dhe pakënaqësitë në rritje për kufizimet ndaj internetit dhe aplikacioneve të komunikimit në vend. Megjithatë, analistët theksojnë se këto shifra duhet të interpretohen me kujdes, për shkak të klimës së censurës dhe presionit ndaj qytetarëve në Rusi.
Vladimir Putin, në pushtet që nga viti 1999, mbetet një nga liderët më jetëgjatë në historinë moderne të vendit. Nëse përfundon mandatin aktual, ai pritet të tejkalojë edhe figura historike si Joseph Stalin për kohëzgjatjen në drejtim.
Rënie të mbështetjes janë regjistruar edhe për figura të tjera politike, si kryeministri Mikhail Mishustin, ish-presidenti Dmitry Medvedev dhe liderë të opozitës si Gennady Zyuganov dhe Sergei Mironov.
Në prag të zgjedhjeve parlamentare të planifikuara për në fund të shtatorit, disa analistë paralajmërojnë se pakënaqësitë sociale mund të rriten nëse situata ekonomike dhe politike nuk stabilizohet.
