Skënder Hita nis lëvizjet në Policia e Shtetit, ndryshime në drejtimin e Policisë së Tiranës pas marrjes së detyrës

Data

Vetëm dy javë pas marrjes së detyrës, drejtori i Përgjithshëm i Policia e Shtetit, Skënder Hita, ka ndërmarrë lëvizjet e para në strukturat e policisë, duke sjellë ndryshime në disa poste drejtuese në Tiranë.

Sipas informacioneve, Neritan Buzi është larguar nga drejtimi i Komisariatit të Rrugores në kryeqytet dhe është transferuar në Pukë. Në vend të tij është komanduar Luis Zeqaj, i cili merr drejtimin e Rrugores së Tiranës.

Ndryshime ka pasur edhe në sektorë të tjerë. Komandanti i trafikut në Tiranë, Joan Trungu, është transferuar dhe emëruar në një pozicion tjetër drejtues, ndërsa shefi i krimit ekonomik, Kreshnik Alimadhi, është dërguar në Lezhë. Në vendin e tij është emëruar Artenis Merkaj.

Këto lëvizje vijnë në kuadër të riorganizimit të strukturave të policisë dhe pritet të pasohen nga ndryshime të tjera në nivele të ndryshme të drejtimit.

Gjatë prezantimit në detyrë, Hita theksoi se prioritetet e tij përfshijnë luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, duke nisur nga vetë radhët e policisë, si dhe rritjen e sigurisë dhe besimit të qytetarëve ndaj institucioneve.

Ai ka kërkuar gjithashtu nga drejtuesit vendorë më shumë angazhim në parandalimin dhe goditjen e veprave penale, duke përfshirë trafikun e drogës, krimin ekonomik, ndërtimet pa leje dhe aktivitetet e paligjshme si Call Center-at.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related