Skandali te Onkologjiku, Pano Soko ngre tonet: Është luajtur me shëndetin e hallexhinjve, duhet të dënohen

Data

Pano Soko nga Nisma Thurje, i ftuar në një studio televizive, ka komentuar për skandalin te spitali Onkologjik ku deklaroi se ajo që po bën drejtësia është e nevojshme dhe se ndëshkimi për ta duhet të jetë shembullor.

Ai tha se ata kanë luajtur me shëndetin e atyre personave të sëmurë dhe për këtë duhet të dënohen.

Sipas tij, është e nevojshme ti japim zgjidhje drejtësisë humane, por normalisht duhet të mendojmë më tepër për ti dhënë zgjidhje dhe mekanizmave të tjerë por që nuk shihet asnjë iniciativë e tillë nga ana e qeverisë.

“Kjo që po bën drejtësia është e nevojshme sepse kjo është një skemë e mirë organizuar me qëllim të saktë sepse nuk është diçka që na ndodhi papritur pa e vënë re.

Është një skemë që synonte të shfrytëzonte sensibilitetin e të gjithë atij procesi për ruajtjen dhe mbrojtjen e shëndetit të individit dhe për ta përdorur për të krijuar skema të përfitimit financiar.

Por nëse ti përdor shëndetin për të krijuar të tilla skema duhet të përfundosh në burg, kush luan me shëndetin e tjetrit duhet të dënohet dhe shpresoj që ndëshkimet të jenë shembullore sepse nuk ke si të marrësh para duke luajtur me ditët e fundit të jetës së një hallexhiu.

Por nga ana tjetër kemi problem, besoj se më shumë hapim problem se sa zgjidhim dhe për ta ilustruar, nëse deri sot kishte një mjek që thoshte se ka këtë ilaç spitali por e gjen në filan farmaci, imagjino nesër të thotë merr recetën dhe ilaçin gjeje ku të duash, dhe për të zgjidhur këtë nuk shoh një qasje nga qeveria për ta zgjidhur problemin sepse tani s’do kemi më një orientim se ku do e gjejmë ilaçin.

Pra për të zgjidhur problemin duhet të ndryshojmë mekanizmin, duhet të çojmë ilaçet në spital, aparaturat te spitali publik dhe për këtë nuk shoh ndonjë impenjim, nuk shoh që qeveria po e vendos ujin në zjarr, s’ka asnjë iniciativë të tillë.

Pra është e nevojshme ti japim zgjidhje drejtësisë humane, por normalisht duhet të mendojmë më tepër ti japim zgjidhje dhe mekanizmave të tjerë.”

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related