Skandali i tenderëve të rrugëve, zbardhen emrat e zyrtarëve dhe biznesmenëve të kontrolluar nga BKH

Data

Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) ka intensifikuar hetimet për skandalin e abuzimeve me tenderët e rrugëve, duke ushtruar 19 kontrolle ndaj zyrtarëve të lartë dhe biznesmenëve të lidhur me procedurat e dyshuara korruptive.

Kontrollet janë zhvilluar në kuadër të dosjes që lidhet me zëvendëskryeministren Belinda Balluku dhe disa prej bashkëpunëtorëve të saj, ndërsa hetimet po koordinohen nga Prokuroria e Posaçme.

Sipas burimeve, agjentët e BKH kanë ushtruar kontrolle në banesa dhe ambiente pune të disa ish-zyrtarëve dhe drejtuesve aktualë të institucioneve publike. Mes personave të kontrolluar janë:

•Viola Haxhiademi, ish Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Infrastrukturës dhe aktualisht drejtoreshë e KESH-it

•Gentian Gjyli, ish drejtor i ARRSH-së, aktualisht i pandehur dhe në masën e sigurisë “arrest shtëpie”

•Erald Elezi, ish drejtor i KESH-it, gjithashtu i pandehur dhe në arrest shtëpie

•Sajmir Kuçi

•Marsel Hoxha

•Jonida Çeço

•Sindi Dushku

Po ashtu, kontrolle janë ushtruar edhe ndaj biznesmenëve të përfshirë në projekte infrastrukturore me vlerë miliona euro. Mes tyre:

•Ilir Shtufi, pronar i kompanisë “Nova Construction – 2012” shpk, fituese e Lotit 4 të Unazës së Madhe në Tiranë

•Bashkim Ulaj, biznesmen i njohur në sektorin e ndërtimit

•Rrok Gjoka, përfitues i disa kontratave publike infrastrukturore

Gjatë kontrolleve, agjentët e BKH kanë sekuestruar dokumente, telefona celularë dhe pajisje kompjuterike, të cilat do t’i nënshtrohen ekspertimit për të zbardhur rolin e secilit në procedurat e dyshuara abuzive.

Hetimet janë në zhvillim dhe pritet që në ditët në vijim të ketë kontrolle të tjera dhe masa të reja procedurale, ndërsa SPAK po synon të dokumentojë të gjithë zinxhirin e përgjegjësisë për aferat me tenderët e rrugëve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related