Skandal/ Rama mban 1 vit të dhënat e Censit për t’i manipuluar dhe sërish humbasin 10mijë shqiptarë në 10 orë

Data

Skandali i manipulimit të të dhënave të Censit 2023 nuk ka të sosur. Edhe pse Rama bllokoi për 1 vit publikimin me qëllim manipulimin dhe fshehjen e shpopullimit, sërish nuk i kanë manipuluar siç duhet.

Gjatë fjalës së saj, drejtoresha e INSTAT deklaroi se në Shqipëri jetojnë 2 milionë e 412 mijë e 113 shtetas, pas 3-4 orësh shifra ka ndryshuar dhe është bërë 2 milion e 402 mije e 113.

Kjo pasi shifra që dha Dhuli nuk përputhej me shifrën e qytetarëve që ishin përgjigju për besimet fetare, e cila pas një mbledhje që i bëri Syri net, dilte 2 402 113 banorë.

Gabimin në manipulim ushtarët e Ramës e kanë pikasur shepejt dhe kanë ndryshuar shifrën, këtë gjë e kanë bërë edhe disa media pro-qeveritare, madje aq sa kanë bërë pip në video të fjalës së Dhulit.

Më poshtë tabela që nxori zbuluar manipulimin:

Image

Të dhënat për besimet fetare

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related