Te Liverpuli po rritet presioni dhe ndryshimet duket se janë të pashmangshme. Arne Slot, trajneri që mori drejtimin pas largimit të Jurgen Klop, tashmë është në prag të shkarkimit pas rezultateve të dobëta dhe krizës së brendshme në skuadër.
Barazimi 3–3 ndaj Lids ka shtuar pakënaqësitë, ndërsa trajtimi i çështjes së Mohamed Salah – i lënë në stol për 90 minuta – ka tensionuar më tej situatën në klub.
Xherard, emri që po fiton terren
Në këtë klimë të trazuar, emri i Stiven Xherard po qarkullon gjithnjë e më shumë si kandidat serioz për pankinën e Liverpulit. Legjenda e klubit, aktualisht pa skuadër pas largimit nga Al Etifaq, shihet si një profil ideal për të rikthyer stabilitetin dhe frymën e vërtetë të “The Reds”.
45-vjeçari ka qenë prej një viti jashtë futbollit të klubeve dhe, sipas raportimeve, do të ishte gati të merrte përsipër drejtimin e skuadrës së zemrës.
Rezultatet nën pritshmëritë e klubit
Liverpuli po zhvillon një sezon zhgënjyes, larg objektivave të vendosura:
- skuadra është larg zonës së titullit,
- mesatarja e Arne Slot në Premier Ligë është vetëm 2.02 pikë për ndeshje,
- atmosfera në ekip është rënduar, veçanërisht pas pakënaqësisë së Salah.
Ndërsa kontrata e Slot skadon në verën e 2027-s, drejtuesit nuk pritet të presin gjatë, duke marrë parasysh urgjencën për të shmangur dështimin e sezonit.
Lëvizjet e momentit
Burimet pranë klubit raportojnë se drejtuesit po vlerësojnë seriozisht rikthimin e Xherard në “Anfield”, ndërsa vendimi për të ardhmen e Slot mund të merret shumë shpejt.