Skandal në burgjet britanike: Gardiania dënohet me burg pasi kreu marrëdhënie intime me të burgosurin shqiptar

Data

Një skandal i rëndë ka tronditur sistemin penitenciar në Britaninë e Madhe, pasi një gardiane burgu u dënua me burg për kryerjen e marrëdhënieve intime me një të burgosur shqiptar.

Sipas mediave britanike, i burgosuri është një 42-vjeçar shqiptar, i dënuar me 16 vite e 3 muaj burg për trafik të lëndëve narkotike. Marrëdhënia e paligjshme u zbulua pas verifikimit të pamjeve të filmuara nga kamera trupore që gardiania mbante gjatë shërbimit, ku rezultoi se aktet seksuale ishin regjistruar brenda qelisë.

Gjykata e Kembrixhit e shpalli fajtore Rebecca Pinckard dhe e dënoi me rreth 8 muaj burg, duke theksuar se ajo kishte shkelur rëndë detyrën, besimin publik dhe rregullat bazë të shërbimit penitenciar.

Prokuroria bëri të ditur se në telefonin celular të gardianes u gjetën video intime të filmuara në qelinë e të burgosurit, të cilat më pas ishin shpërndarë përmes rrjeteve sociale dhe mesazheve private. Hetimi zbuloi gjithashtu se Pinckard kishte qenë më parë e paralajmëruar për sjellje joetike, pasi ishte treguar “tepër e familjarizuar” me të burgosurit dhe u kishte ofruar atyre ushqime, si torta dhe ëmbëlsira.

Nga ana tjetër, i burgosuri shqiptar pranoi posedimin e paautorizuar të një telefoni celular brenda burgut në periudhën korrik 2024. Për këtë shkelje, gjykata i shtoi edhe 10 muaj burg dënimit ekzistues, të cilat do t’i vuajë pas përfundimit të dënimit aktual për trafik droge.

Rasti ka ngritur shqetësime serioze mbi sigurinë, etikën dhe kontrollin në burgjet britanike, duke nxitur thirrje për masa më të rrepta disiplinore dhe monitorim më të fortë të personelit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related