Barnat e importuara nga India e Bangladeshi, Koreja e Jugut, Kina apo Singapori që qarkullojnë në Shqipëri janë hedhur në treg pa u kryer analizat laboratorike nga Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore.
“Në Shqipëri importohen përveç barnave me autorizim tregtimi edhe barna pa autorizim tregtimi për të cilat lëshohet autorizim nga ministri për shëndetësinë dhe mbrojtjen sociale. Këto janë barna që nuk janë të regjistruara në RSH, nuk janë në regjistrin e barnave dhe për rrjedhojë nuk kanë autorizim tregtimi. Për periudhën e viteve 2020-2023, numri i autorizimeve/riautorizimeve të tregtimit të barnave që qarkullojnë në vendin tonë është shumë më i lartë në krahasim me analizimin laboratorik të barnave që janë importuar ose prodhuar në vend, ku nuk janë kryer pothuajse as gjysma e analizave”.
Janë 75 autorizime të ministrit të Shëndetësisë për importin e medikamenteve nga 5 vende të Azisë, për të cilat nuk është kryer analiza laboratorike.
“Për periudhën 2020-2023, të gjitha barnat e importuara me autorizim ministri për barnat e paautorizuara janë vënë në qarkullim pa u kryer nga AKBPM analizat fiziko kimike dhe bakteriologjike. Nga përpunimi i të dhënave të vëna në dispozicion nga AKBPM-ja19 për barnat e pa autorizuara, rezulton që për periudhën nën auditim (vitet 2020-2023) janë importuar 48 lloj barnash nga India, Kina, Koreja e Jugut, Bangladeshi dhe Singapori nëpërmjet 75 autorizimeve të ministrit të MSHMS, nga të cilat në total janë importuar 763,721 pako barna nga vendet e mësipërme dhe 600,000 doza vaksina Covid 1.
