Skandal Diplomatik/ Ambasadori i Shqipërisë në Austri me master plagjiaturë dhe lidhje me shërbime sekrete

Data

Emërimi dhe qëndrimi në detyrë i ambasadorit shqiptar në Austri, Fate Velaj, po shoqërohet me një stuhi akuzash që variojnë nga plagjiatura dhe mashtrimi me ndihmat sociale, deri te tituj akademikë të blerë dhe lidhje të mundshme me shërbime të inteligjencës.

Dyshimet para emërimit

Sipas burimeve diplomatike, para se Velaj të merrte postin në Vjenë, Ministria e Jashtme e Austrisë kishte ngritur shqetësime për kualifikimet e tij, shtetësinë e dyfishtë dhe aktivitetet private tregtare. Një shënim verbal i brendshëm iu dërgua palës shqiptare për të kërkuar një kandidat tjetër – por Velaj u emërua gjithsesi.

Plagjiaturë në tezën e masterit

Eksperti i njohur i plagjiaturave, Dr. Stefan Weber, e ka cilësuar tezën e masterit të Velajt “Mirëmëngjes, Ballkan” (2006) si jo vetëm të kopjuar, por edhe jashtë standardeve akademike minimale. Ai zbuloi pjesë të marra nga nje punim i drejtuesit te Akademisë Diplomatike të Vjenës, Emil Brix, ku termi “Europa Qendrore” ishte zëvendësuar me “Europa Juglindore”.

Ndihmë sociale pavarësisht milionave

Detektivja austriake Vera Dumser ka dokumentuar se Velaj përfitoi ndihmë sociale në Austri, ndërkohë që në Shqipëri kishte deklaruar pasuri prej 1.2 milionë eurosh. Ajo pretendon se ky është një rast tipik i mashtrimit me përfitimet publike. Po ashtu, ai dyshohet se ka strehuar në ambasadë një të afërme të dënuar penalisht.

Tituj të blerë dhe nderime të dyshimta

Hetimet flasin për tituj të mundshëm të blerë nga universiteti privat “Kristal” dhe për nderime si “Medalja e Artë e Nderit e Republikës”, të cilat, sipas Dumser, kërkojnë verifikim. Ka gjithashtu dyshime për korrupsion dhe përdorim të fondeve politike për përfitime personale.

Gjurmë të shërbimeve sekrete

Ish-agjentë të shërbimit informativ shqiptar thonë se lëvizja e lirë e Velajt jashtë vendit gjatë komunizmit nuk do të ishte e mundur pa lidhje me inteligjencën e huaj. Përmendja e studimeve të babait të tij në Rusi ka shtuar dyshimet për kontakte të mundshme me shërbimin sekret të ish-Jugosllavisë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related