SKANDAL/ Coca-Cola “zhduk” pijet e skaduara. A u futën përsëri në treg?

Data

AKU është institucioni që duhet të garantojë sigurinë ushqimore në vend, por nuk janë të pakta rastet kur pikërisht  ky institucion vë në rrezik jetën e qytetarëve duke heshtur para abuzimeve te subjekteve private.

Raporti i KLSH-së ka treguar në mënyrë të detajuar se si  inspektorët e AKU-t kanë  favorizuar subjektin “Coca- Cola” në një varg shkeljesh, teksa kanë kryer procedurat për asgjësimin e tonelata pijeve të skaduara .

Më konkretisht, në raportin e KLSH-së theksohet se në procedurën e asgjësimit të pijeve të skaduara mungon procesverbali i rregullt i asgjësimit që duhet të ketë nënshkrimin e Inspektorëve të Mjedisit, Inspektorëve të Tatimeve dhe Inspektorëve të AKU-t.

Në këtë rast subjekti “Coca- Cola” ka nxjerrë jashtë loje  Inspektorët e Mjedisit dhe ato të Tatimeve duke u mjaftuar vetëm me një procesverbal të firmosur nga inspektorët e AKU-t.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related