Silvio Gonzato viziton ambientet e reja të GJKKO: Të forcohet besimi te drejtësia

Data

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, së bashku me delegacionin e BE-së, zhvilloi një vizitë në ambientet e rikonstruktuara të Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Gjatë takimit me drejtuesin e komanduar të GJKKO-së, Erion Bani, u diskutua mbi rëndësinë e përmirësimit të infrastrukturës gjyqësore dhe forcimin e besimit të publikut tek sistemi i drejtësisë.

Sipas njoftimit të shpërndarë nga delegacioni i BE-së, godina e GJKKO-së është financuar nga Bashkimi Evropian dhe është rikonstruktuar për të përmbushur standardet më të larta evropiane.

“Vizituam godinën e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e cila është financuar nga BE dhe së fundmi është rikonstruktuar për të përmbushur standardet më të larta të BE-së”, thuhet në reagim.

Në deklaratë theksohet gjithashtu se 80% e kostos së rikonstruksionit është mbuluar përmes ripërdorimit të aseteve të konfiskuara.

Delegacioni i Bashkimit Evropian vlerësoi rëndësinë e investimeve në sistemin gjyqësor, duke nënvizuar se infrastruktura moderne ndikon në garantimin e sigurisë, transparencës dhe aksesit në drejtësi.

Gjatë vizitës, ambasadori Gonzato theksoi se përmirësimi i kushteve të gjykatave duhet të mbetet prioritet në të gjithë vendin, si pjesë e forcimit të shtetit të së drejtës dhe standardeve të drejtësisë në Shqipëri.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related