Siguria e të dhënave/ Pas “$$KthesaKamzës2018$$”, Gent Progni “plas bombën” e radhës

Data

Ndonëse Shqipëria pësoi një valë të gjërë sulmesh kibernetike mbi sistemet shtetërore, ku të dhënat tona dolën sheshit, duket se nuk janë marrë ende masa. Eksperti IT, Gent Progni denonocoi skandalin ku një problem i evidentuar që në vitin 2021 vazhdonte të ishte aktiv deri në konferencën e tij pak ditë më parë, ku ai demonstroi që mund të hyej lehtësisht në të dhënat e institucioneve. Këtë të premte Progni përmes një livestream-i në faqen e tij në Facebook, tha se pasi AKCESK i dha zgjidhje problemit të parë, ndonëse shumë i vonuar, është evidentuar një problematikë më e madhe. Këtë herë problematika ka të bëjë me vulosjen elektronike të dokumenteve në ‘e Albania’, shërbim që përdoret për çdo dokument që shkarkohet nga ky aplikacion. Progni deklaron se problemi me vulosjen këcënon shumë më shumë se problemi i parë sigurinë e të dhënave personale të shqiptarëve. Ai i ka ofruar ndihmën e tij AKSHI- dhe AKCESK që të zgjidhet problemi.

“Kjo problematikë është më e rëndë se denoncimi i parë përsa i përket sigurisë së të dhënave personale të shqiptarëve në e-albania. Kjo ka të bëjë me procesin e vulosjes elektronike në e-albania, çdo gjë që gjenerohet në këtë aplikacion dhe përdoret për bizneset apo për tu dorëzuar në institucione (si certifikatë, QKB, vërtetime, etj…) ka këtë problematikë. I bëj thirrje AKCESK dhe AKSHI që të bëj një stimulim në kohë reale për ti ndihmuar që të zgjidhin këtë problematikë. I ftoj të më thërrasin dhe po ju jap kohë deri pas 2 javësh që të më thërrasin dhe ti ndihmoj që të zgjidhet problematika, që është shumë e rëndë. Ti japim zgjidhje kësaj problematike që të mos përfundojë meme në rrjet si password-i “$$KthesaKamzës$$”.- denoncoi Progni.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related