Si u mor vendimi për luftën me Iranin, zbardhen debatet brenda kabinetit të Trump

Data

Detaje të reja kanë dalë mbi mënyrën se si presidenti amerikan Donald Trump vendosi të përfshijë Shtetet e Bashkuara të Amerikës në konflikt me Irani, përmes operacionit të koduar “Epic Fury”.

Sipas raportimeve, vendimi u formësua gjatë një serie mbledhjesh në “Situation Room”, pas një prezantimi sekret nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu. Ai argumentoi se Irani ishte i dobësuar dhe një sulm i përbashkët mund të çonte edhe në ndryshim regjimi.

Brenda administratës amerikane pati përçarje të forta. Drejtori i inteligjencës John Ratcliffe e cilësoi skenarin për rrëzimin e regjimit iranian si jorealist, ndërsa Marco Rubio e përshkroi atë si “budallallëk”.

Zëvendëspresidenti JD Vance ishte kundërshtari më i fortë i ndërhyrjes, duke paralajmëruar për pasoja të rënda, përfshirë destabilizim rajonal dhe krizë energjetike nëse bllokohej Ngushtica e Hormuzit.

Nga ana tjetër, sekretari i mbrojtjes Pete Hegseth mbështeti hapur ndërhyrjen, ndërsa pjesa tjetër e kabinetit mbajti qëndrime të rezervuara.

Pavarësisht kundërshtive, Trump vendosi të fokusohej te objektivat ushtarake dhe jo te ndryshimi i regjimit. Vendimi final u mor në fund të shkurtit, pas një informacioni inteligjence për një objektiv strategjik në Iran.

Nga bordi i avionit presidencial Air Force One, ai dha urdhrin përfundimtar: operacioni “Epic Fury” do të niste pa mundësi anulimi.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related