Nëpunësit presin vite për drejtësi, vendimet gjyqësore nuk zbatohen

Data

Institucionet shtetërore në Shqipëri vijojnë të mos zbatojnë vendimet gjyqësore për nëpunësit civilë të shkarkuar padrejtësisht, duke i lënë ata në pritje për vite me radhë.

Sipas raportit të Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, mbi 90% e vendimeve të formës së prerë nuk zbatohen në afatet ligjore, ndërsa shumë raste mbeten të pazgjidhura për më shumë se një dekadë.

Nga 48 raste të analizuara, vetëm 3 nëpunës janë rikthyer realisht në punë, ndërsa të tjerët mbahen në lista pritjeje deri në pension apo edhe deri në vdekje. Ndërkohë, institucionet kanë paguar ose pritet të paguajnë rreth 224 milionë lekë dëmshpërblime.

Rasti i Shkëlqim Barushit, i shkarkuar në vitin 2015 nga Bashkia e Tiranës, ilustron problemin: edhe pse gjykata urdhëroi rikthimin e tij në detyrë, vendimi nuk u zbatua plotësisht dhe ai doli në pension pa u rikthyer në punë.

Ekspertët e konsiderojnë këtë praktikë shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut, pasi përveç dëmit financiar, u mohohet individëve karriera dhe dinjiteti profesional.

Raporti evidenton gjithashtu emërime të shumta të paligjshme në administratë, kryesisht nga pushteti vendor, duke thelluar problemet strukturore në funksionimin e shërbimit civil.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related