Si u bë Ilir Meta pronar i dhjetëra hektarëve tokë në Rinas”/ Avokati Idajet Beqiri plas deklaratën e fortë: Ja plani djallëzor që ka thurur

Data

I ftuar ditën e sotme në ‘Breaking’ ka qenë avokati i njohur Idajet Beqiri, teksa ka folur për zhvillimet e fundit politike.

Ndër të tjera Beqiri ka komentuar edhe Konventën e nesërme që pritete të mbahet nga Partia e Lirisë, dhe nepotizim që ‘është betuar’ se do të luftojë Ilir Meta.

“Nesër në Konventën që do të bëj Ilir Meta të jap përgjigje se si u bë pronarë i dhjetra hekratëve tokë aty në Rinas, që ajo tokë do të zgjerohet dhe ai do të marr miliona lekë në xhep. Duke ua marrë atyre fakirëve, fukarenjëve që hoqën të zinjtë e ullirit gjatë regjimit se ishin pronar të mëdhenj dhe tani ua merr Ilir Meta. Nesër Konventa do të jetë një spektakël hajnash, dmth SH.P.K e Ilir Metës që të mos çahen radhët se nëse ikën ai, ikin dhe të tjerët që kanë bashkëpunuar me të.

Ai thotë se do të luftojë nesër nepotizmin. Kaq budallenj na marrin ne shqiptarëve. Si mund të luftohet nepotizmi kur ti kishe gruan në krye, tani ti heq gruan dhe vendos veten, po ky është nepotizëm i gjallë. Kjo është qesharake. “- tha avokati Beqiri në Top News.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related