Si Meta-Kryemadhi u bënë milionerë gjatë 30 viteve në politikë, ja të pathënat e çiftit që u martuan në pushtet dhe u divorcuan në opozitë, nga vila luksoze me 11 WC, palmat që u sollën me helikopter, llogaritë e majme bankare, shkollimi i fëmijëve në Londër, te pallatet dhe pronat që po heton SPAK në emër të familjarëve të tyre

Data

Ndryshe nga sa ndodh në shumë shtete të tjera të botës, në Shqipëri politika shihet si burim pasurie. Janë të rrallë ata deputetë, ministra e funksionarë të tjerë që janë larguar nga politika pa pasuri të lartë. Gazeta po nxjerr disa detaje për të ardhurat e krijuara gjithë këto vite të çiftit që tashmë është në proces divorci. Këto pasuri të vendosura me rroga mujore nga Meta e Kryemadhi që u dashuruan dhe u martuan gjatë kohës që ishin në pushtet dhe po divorcohen në opozitë dhe sheikët arabë do t’i kishin zili. Në kërkesën për divorc që konfirmon fundin e një martesë 26 vjeçare, Ilir Meta thotë se politika është ajo që e ndau me Monika Kryemadhin. Përçarja kishte nisur me kohë dhe dukej se çiftin aq shumë të përforcur e mbanin bashkë vetëm interesat politike. Por SPAK i dha goditjen përfundimtare. Për herë të parë Prokuroria e Posaçme i është futur hetimeve shumë të thella për pasurinë e Metës e Kryemadhit. SPAK ka “gërmuar” deri te vila e tyre e famshme me 11 WC ku u përfol në atë kohë se edhe macja e tyre kishte tualet personal. Hetimet janë thelluar deri te palmat te Gjiri i Lalëzit që thuhet se çifti i solli me helikopter. Këto fakte i konfirmoi vetë pak ditë më parë vetë Ilir Meta pas thirrjes së tij në Prokurorinë e Posaçme. Por jo vetëm kaq, prokurorët e SPAK dyshohet se kanë gjetur dhe pasuri të tyre të fshehura, të cilat i kanë kamufluar në emër të familjarëve të tyre.

Si Meta-Kryemadhi u bënë milionerë gjatë 30 viteve në politikë

Nëse shohim deklarimet pranë ILDKPI ndër vite, rezulton se Meta ka pasuri mjaft të lartë, ndërkohë që duhet theksuar se ai dhe bashkëshortja e tij nuk kanë bërë asnjë punë përveç marrjes me politikë. Meta u bë deputet pa mbarur universitetin dhe që prej asaj dite ka qenë në Parlament, qeveri, Presidencë dhe tani president i Partisë së Lirisë. Bashkëshortja e tij e ka nisur karrierën në Forumin Rinor të PS, më pas ka vijuar të jetë anëtare e Këshillit Bashkiak Tiranë dhe në fund përfundoi kryetare e ish-LSI dhe deputete në Parlament. Por nëse shohim deklarimet që ata kanë bërë vit pas viti, pasuria e çiftit presidencial kap shifra të frikshme.

Pasuria e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit 2003-2022

Viti 2003

Apartament banimi 2+1, Rr. Qemal Stafa

Vilë në Golem, 60 000 dollarë, lulishte 327 m 2.

Hua në bankën Italo-Shqiptare 60 000 dollarë

Shlyerje kredie, 7 580 dollarë në bankën Italo-Shqiptare

Interesa bankare 2 160 dollar, banka Italo-Shqiptare

Viti 2004

Apartament banimi 2+1, Rr. Qemal Stafa, deklarim i mëparshëm

Vilë në Golem, 60 000 dollarë, lulishte 327 m 2, deklarim i mëparshëm

Shlyerje kredie për vilën në Golem, 19 808 dollar

Paga nga si anëtar i Kuvendit të Shqipërisë, 1. 735 404 lekë.

Viti 2005

Paga dhe shpërblime në Kuvendin e Shqipërisë, 1 423 787 lekë

Paga dhe shpërblime të bashkëshortes në Kuvendin e Shqipërisë, 1 672861

Shlyerje kredie për vilën në Golem, 9 770 dollarë

Viti 2006

300 000 euro, shitje e vilës në Golem

1 386 694 lekë, paga nga pjesëmarrja në komisione dhe nga Kuvendi i Shqipërisë.

900 000 lekë, pagë e bashkëshortes nga sigurimet kalimtare.

8 840 dollar, shlyerje kredie në bankën Italo-Shqiptare

Viti 2007

Tokë me sipërfaqe 1200 m2, vlerë 5 000 000 lekë, ku 700 m2 janë blerë me të ardhurat e veta në vitin 2007, ndërsa pjesa tjetër është përfituar me dhurim në vitin 1995 nga i vëllai.

1 425167 lekë, paga shpërblime dhe komisione

1 000 919, pagë bashkëshortja në këshillin bashkiak

11 750 dollar, shumë e kthyer nga kredia e marrë pranë bankës Italo-Shqiptare

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related