Si do të fundosen politikanët, gjyqtarët, prokurorët, pronarët e mediave, gazetarët dhe “kokat” e kr*mit të…

Data

Avokat i njohur, Edmond Petraj ka paralajmëruar se politikanët, gjyqtarët, prokurorët, pronarët e mediave, gazetarët dhe kriminelët që janë përfshirë në përgjimet e realizuara nga sistemet “SKY ECC” dhe “EncroChat” mund të përballen me pasoja të rënda ligjore. Sipas tij, provat e marra nga këto sisteme do të kenë vlerë të ligjshme dhe ka mundësi që ato do të konsiderohen të pranueshme nga Gjykata Kushtetuese, duke i hapur rrugë proceseve të mundshëm gjyqësorë ndaj individëve të përfshirë në veprimtari të paligjshme.

Në një intervistë për gazetën “SOT”, Petraj thekson se këto hetime janë një mundësi e artë për pastrimin e institucioneve të drejtësisë dhe për përballjen me korrupsionin dhe krimin e organizuar që ka prekur shtetin shqiptar.

-Avokat Petraj, SPAK ka shënuar 5 vite nga krijimi i saj. Si e vlerësoni punën e tij deri më tani? A mendoni se ka përmbushur pritshmëritë e publikut dhe komunitetit ndërkombëtar?

SPAK-u është konsideruar si një institucion kyç në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri, me mbështetje të fortë nga partnerët ndërkombëtarë, veçanërisht BE-ja dhe SHBA-ja. Gjithsesi, vlerësimi i performancës së tij mbetet një çështje e ndjeshme dhe e diskutuar. E para duhet parë me pozitivet sepse procedimet ndaj figurave të larta: SPAK ka filluar hetime dhe ka ngritur akuza ndaj disa ish-ministrave, deputetëve, kryebashkiakëve dhe zyrtarëve të nivelit të lartë, siç janë rastet për inceneratorët dhe tenderat korruptivë. Kjo ka qenë një shenjë pozitive për një drejtësi më të pavarur. Ku veprimi ndaj grupeve të strukturuara kriminale: SPAK ka goditur disa grupe kriminale duke konfiskuar pasuri të paligjshme dhe duke zbardhur afera me trafik droge apo pastrim parash. Gjithashtu kemi edhe vettingun e suksesshëm: Pjesa më e madhe e hetuesve dhe gjyqtarëve brenda SPAK janë përzgjedhur pas një procesi rigoroz vettingu, duke rritur besueshmërinë.

Pavarësisht nga kritikat dhe sfidat ngadalësia në rastet kryesore ku hetimet për skandalet më të mëdha, përfshirë inceneratorët apo kontratat koncesionare, vazhdojnë prej vitesh pa një konkluzion të qartë. Publiku pret rezultate konkrete dhe përgjegjësi penale për individët në krye të korrupsionit. Pastaj duhet hequr dorë nga akuza se ekziston selektiviteti politik ku disa aktorë kanë akuzuar SPAK-un për selektivitet, duke u përqendruar më shumë te figura të opozitës sesa te njerëzit pranë qeverisë. Kjo ka ngritur shqetësime për presione politike. Pastaj kemi edhe presionet e brendshme dhe të jashtme ku shpesh SPAK vazhdon të përballet me një mjedis politik të polarizuar dhe me pritshmëri të jashtëzakonshme nga komuniteti ndërkombëtar, gjë që e vendos nën një presion të madh. Përmbushja e pritshmërive për publikun shumë shqiptarë janë ende të zhgënjyer, pasi presin rezultate më të shpejta dhe të prekshme në luftën kundër korrupsionit dhe pastrimit të parave. Ku mundet të adresojmë edhe për ndërkombëtarët ku komuniteti ndërkombëtar duket i kënaqur deri tani me hapat e ndërmarrë, por presioni për rezultate të prekshme mbetet i lartë.

Gjithësesi SPAK-u ka bërë disa përparime të rëndësishme, por rruga drejt rivendosjes së drejtësisë në mënyrë të plotë dhe rritjes së besimit publik është ende e gjatë. Performanca e tij gjatë viteve të ardhshme do të jetë përcaktuese për të provuar nëse është vërtet një instrument i fuqishëm për ndryshimin e Shqipërisë apo një tjetër premtim i parealizuar. Personalisht, besoj se SPAK-u ka bërë disa hapa përpara në adresimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, por ritmi dhe rezultatet kanë mbetur nën pritshmëritë që publiku dhe komuniteti ndërkombëtar kishin kur ai u krijua. Duhet të kemi arsyet për optimizëm se SPAK ka vepruar kundër disa figurave të njohura dhe ka filluar të trazojë ujërat që për dekada janë perceptuar si të paprekshme. Hetimet ndaj disa grupeve kriminale dhe sekuestrimi i aseteve janë sinjale pozitive që drejtësia po lëviz në një drejtim të duhur, megjithëse ngadalë. Nga ana tjetër mund të them se ekzistojnë disa arsye për skepticizëm.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related