Shtyhet në GJKKO seanca për Ilir Metën, mungesa e avokatëve të Pirro Xhixhos shkak për vendimin e gjykatës

Data

Seanca gjyqësore e parashikuar për këtë të enjte në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ndaj ish-presidentit Ilir Meta është shtyrë për në datën 12 mars.

Sipas informacioneve, shkak për shtyrjen e seancës u bë mungesa e avokatëve mbrojtës të Pirro Xhixhos.

Bëhet me dije se ish-presidenti Ilir Meta ishte i pranishëm në sallën e gjyqit, ndërsa nga ana e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) në seancë ishte i pranishëm prokurori Altin Dumani.

Gjykata vendosi shtyrjen e procesit për të garantuar praninë e mbrojtjes dhe zhvillimin e një procesi të rregullt gjyqësor. Seanca e radhës pritet të mbahet më 12 mars.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related