Shtyhet misioni hënor Artemis II, shkak problem teknik me heliumin

Data

NASA ka bërë të ditur se nisja e misionit të shumëpritur hënor Artemis II, e planifikuar për fillim të marsit, pritet të shtyhet për shkak të një problemi teknik me sistemin e heliumit.

Gjatë kontrolleve të sigurisë, inxhinierët zbuluan një ndërprerje në rrjedhën e heliumit – një element thelbësor për:

  • Shtypjen e rezervuarëve të karburantit
  • Ftohjen e sistemeve të raketës
  • Operacionet e nisjes

Problemi u evidentua pas një testi 50-orësh që përfshiu furnizimin e raketës me rreth 730,000 gallonë lëndë shtytëse.

Çfarë është Artemis II?

Artemis II do të dërgojë katër astronautë në një udhëtim 10-ditor rreth anës së largët të Hënës dhe kthimin në Tokë. Ky do të jetë fluturimi i parë me ekuipazh rreth Hënës pas më shumë se 50 vitesh.

Misioni konsiderohet hap kyç për programin Artemis, i cili synon rikthimin e astronautëve në sipërfaqen e Hënës me misionin pasardhës Artemis III, i planifikuar deri në vitin 2028.

NASA po analizon situatën teknike për të përcaktuar një datë të re nisjeje.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related