Programi i “pasaportave të arta” në BE tani është ndaluar nga gjykata më e lartë. Por mund të ketë mënyra të tjera që vendet të fitojnë para. Ai ka punuar me dhjetëra vite për këtë. Megjithatë Manuel Delia nuk mund ta besonte plotësisht vendimin e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë (GJED) më 29 prill. “Unë bërtita pak,” i tha ai Deutsche Welles. “Prisja lajme të këqija.”
Delia, një bloger anti-korrupsion dhe drejtues ekzekutiv i organizatës malteze të shoqërisë civile Repubblika, ka bërë fushatë prej kohësh kundër programit të qeverisë së Maltës, që ofronte shtetësipër investitorët e huaj. Malta ishte vendi i fundit i BE-së që ofron këto të ashtuquajtura “pasaporta të arta”, pasi që këto skema u mbyllën në Bullgaridhe Qipro.
Vendimi, thotë ai, justifikon punën e koleges dhe mikeshës së tij Daphne Caruana Galizia, gazetares së vrarë malteze që raportonte kundër korrupsionit dhe e cila ishte ndër të parat që nxori në pah rreziqet e programit.
