Policia greke ka njoftuar ndalimin e një grumbullimi të shtetasve shqiptarë të organizuar përmes rrjeteve sociale në lagjen Alimo të Athinës më 15 dhjetor 2024. Autoritetet theksojnë se ngjarja mund të shoqërohej me përdorimin e flamujve shqiptarë dhe parullave patriotike, që sipas tyre, mund të provokonin tensione dhe reagime negative, veçanërisht nga grupe ekstremiste lokale.
Në njoftimin e Drejtorisë së Policisë së Atikës jug-perëndimore, theksohet se ngjarja nuk ka një arsye formale si festimet e Ditës së Pavarësisë më 28 nëntor, kur shqiptarët në Greqi festuan lirshëm dhe pa pengesa në sheshin “Sindagma” të Athinës. Këto festime spontane atëherë u pritën përgjithësisht pozitivisht nga mediat dhe publiku grek. Për ngjarjen e planifikuar në Alimo, policia ka paralajmëruar masa të rrepta ndaj organizatorëve dhe pjesëmarrësve
