Komuniteti shqiptar në Berlin është mbledhur në protestë në zonën e Lustgarten, pranë Altes Museum dhe Berliner Dom, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Tubimi është pjesë e valës së protestave të organizuara nga diaspora shqiptare në vende të ndryshme të Europës dhe Amerikës së Veriut, në mbështetje të protestave që po zhvillohen në Shqipëri. Pjesëmarrësit kanë përsëritur thirrjet për largimin e kryeministrit dhe kanë deklaruar se do të vazhdojnë mobilizimin e tyre.
Sipas organizatorëve, protesta në Berlin synon të shprehë pakënaqësinë ndaj qeverisjes aktuale dhe të solidarizohet me protestuesit në Tiranë. Ndërkohë, në kryeqytetin shqiptar është paralajmëruar zhvillimi i një tjetër proteste gjatë pasdites.
Mesazhi kryesor i protestuesve në Berlin ka qenë kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit, ndërsa ata janë shprehur se do të vijojnë angazhimin e tyre në protestat e diasporës.
