Shqiptarët lënë pas gomonet? Si zhvendosen ilegalisht në Angli me jahte luksoze

Data

Teksa njihet mënyra e transportit më gomone, që është në fakt shumë e rrezikshme për jetët e emigrantëve që ndodhen në bord, duket se ekziston e një formë tjetër për të shkuar ilegalisht në Britaninë e Madhe, e përdorur dhe nga shqiptarët.

Gjithçka sqarohet nga një ish-ushtar britanik për BBC, i cili shërbeu për disa kohë si një trafikues emigrantësh. Ai u dënua me burg në vitin 2019, por “inati” i tij ndaj autoriteteve, situatës së cilës ai ndodhet, por dhe faktit që kjo veprimtari transporti vijon ende e pse atij i është hequr liria, ka bërë që të flasë.

Identiteti i ish-ushtarit nuk bëhet i ditur, por ai sqaron se si bëhej transporti i shqiptarëve. Fillimisht shqiptarët kalonin nga makinat drejt trageteve apo jahtëve. Më pas, futeshin nën kuvertat e kamioneve, për të kaluar në Kanalin Anglez.

I dënuari i cilësoi rrugët me traget apo jaht si më të lehta, madje dhe me rrëzik më të ulët.

Muajin e kaluar, sipas ish-ushtarit, u kap një jaht luksoz që fshihte 20 shqiptarë në bord. Ky jaht u kap gjatë rrugës për në Neëquay në Cornëall.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related