“Shqipëria vendi më i palumtur në botë”/ Shpopullimi i qëllimshëm, Meta ngre akuzën ndaj qeverisë: Po bën gjithçka që të ikin të rinjtë nga vendi

Data

Kreu i PL-së, Ilir Meta gjatë një komunikimi për mediat deklaroi se shpopullimi është i qëllimshëm në Shqipëri.

Meta tha se qeveria po bën gjithçka për të larguar të rinjtë nga vendi.

“Kosova edhe pse një shtet i ri, me një buxhet më të madh, rezulton të ketë shifra më të ulëta në raport me ne për largimet nga vendi. Kjo tregon politikat sociale që ka ndërmarrë qeveria atje. Shpopullimi te ne është i qëllimshëm. Qeveria po bën gjithçka që të largojë nga vendi të rinjtë, po vret shpresën dhe po krijon këtë shpopullim dramatik. U verifikua se Shqipëria mbetet një ndër shtetet e palumtura në Europë dhe vendi më i palumtur në Rajon.”, tha ai.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related