“Shqipëria po shkon drejt asgjësimit të blegtorisë”/ Panariti: Qeveria po i çrrënjos fermerët

Data

Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, ngriti alarmin për situatën e rënduar të blegtorisë në vend, duke akuzuar qeverinë për politika shkatërruese ndaj sektorit.

 

 

Sipas tij, nëse vazhdon ky trend, vendi do të shkojë drejt asgjësimit të blegtorisë.

Ai theksoi se po goditet rëndë prodhimi vendas dhe shtroi pyetjen retorike: “Kush është qëllimi i një qeverie patriote? Është që të mbajë vendin me blegtori, me prodhim blegtoral, të mbajë bizneset e vogla dhe të mesme, ata që në mënyrë tradicionale prej mijëra vjetësh kanë jetuar.”

Panariti tha se Shqipëria ka qenë një vend blegtoral dhe bujqësor, dhe asnjëherë industrial. Megjithatë, sipas tij, qeveria po i çrrënjos blegtorët në mënyrë të programuar përmes përjashtimit nga tregu, mungesës së financimeve dhe taksave të larta.

Aktualisht Shqipëria ka 226 mijë krerë lopë, ndërkohë që në 2017, unë kam qenë ministër në atë kohë, kam qenë në detyrë, ka pasur 490 mijë krerë lopë, tani bëjini llogaritë vetë se ku jemi.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related