Shqipëria mikpret Festivalin e Parë Sportiv për ekipet shkollore të rajonit

Data

Shqipëria do të mikpresë edicionin e parë të Festivalit të Parë Sportiv të Europës Juglindore për ekipet shkollore të krejt rajonit.

Është kryeministri Edi Rama që thotë se tashmë ka nisur përgatitja e ekipeve sportive në shkolla.

Ato garojnë nën ombrellën e Komitetit Olimpik Shqiptar. Këtë vit sipas kryeministrit ishin rreth 10 mijë nëxënës të përfshirë, por numri do të rritet më tej.

“Dhe me përgatitjet e ekipeve sportive në shkolla, për një vit të ri garash nën ombrellën e Komitetit Olimpik Shqiptar, ku do të rritet më tej numri i lojtarëve të rinj që këtë vit ishin rreth 10 mijë nxënës e nxënëse, e ku Shqipëria do të mikpresë edicionin e parë të Festivalit të Parë Sportiv të Europës Juglindore për ekipet shkollore të krejt rajonit, ju uroj një fundjavë të qetë”, shkruan Rama.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related