Xhemal Qefalia thotë në një emision televiziv tha se PS nuk është pengesë ndaj reformës në drejtësi, përkundrazi ka qenë përkrahëse e saj që në fillim. Ndërsa Sidi Hasanaj mendon se PS është treguar më inteligjente se PD lidhur me reformën.
Qefalia: Kjo mazhorancë e para që ka kërkuar një reformë në drejtësi. Në sajë të vullnetit të saj u konkretizua. Në sajë të vullnetit që këto organe të kryejnë funksionin e tyre. Deklaratat e lidershipit të PS kanë qenë në koherencë me punën e organeve të pavarura.
Hasanaj: PS u tregua më inteligjente, e kuptoi që aleati kryesor SHBA e ka pasur imperativë reformën në drejtësi. Ka përqafuar trendin që ka patur si vizion SHBA.
Mendoj se nuk do të ketë. Në Serbi dhe Bosnje roli dhe ndërhyrja e SHBA nuk është njësoj si me Shqipërinë. Tani kemi SPAK dhe GJKKO. Nuk ka më nevojë për non gratën, tani kemi reformën në drejtësi. SHBA në Shqipëri do operojnë me drejtësi. Non grata është për të thyer akullin. Deri në momentin që Rama nuk do jetë pengesë në mënyrë direkte nuk ka nevojë për non grata.
Qefalia: Në aspektin e përgjithshëm qytetarët nuk kanë pse joshen, se Trump do vijë këtu dhe do i japi dorë një partie. Kjo është non sens, krijon hilaritet.