“Paftyrsia e propogantes të kryeministrit Rama“Në Britani duhet të bësh dy punë, ndryshe nuk ia del dot”- Rama: Koha e lirë për familjen është zero! Dallimi me pagat në Shqipëri është i madh, por…

Data

Kryeministri Edi Rama ka bërë dallimin ndërmjet jetesës në Shqipëri dhe Britani, teksa u shpreh se në Angli është vështirë të gjesh ndjenjën e komunitetit që ekzistonte dikur.

Rama u shpreh se në Britani duhet të bësh dy punë, përndryshe është e papërballueshme për të jetuar.

Kreu i qeverisë theksoi se rrogat në krahasim me Shqipërinë kanë dallim të mash, por theksoi se“çfarë ka pas asaj page, kur vjen fjala për qiranë, taksat, fatura për të paguar, është e papërballueshme në Britani, apo kudo tjetër në Evropë”.

Rama u shpreh se “duhet vendosur në peshore”, ndërsa shtoi se “i kuptoj njerëzit që duan të sfidojnë veten, duke u përpjekur aty ku mendojnë se mundësitë janë më të më

Edi Rama: Nuk di shumë për Britaninë, por kam ndjesinë se edhe nuk është e lehtë të gjesh atë ndjenjë komuniteti që ekzistonte dikur, është bërë shumë më i largët.

Isha në Londër për tu takuar me shqiptarët dhe historia e dëgjuar rëndom, shumë rëndom dhe po flas për njerëz që janë të stabilizuar, punojnë shumë, që nisi nga përpjekja për të bërë gjithçka dhe tashmë kanë familje, fëmijë. Ishte e njëjta gjë: Duhet të bësh dy punë, përndryshe nuk ia del dot.

Sigurisht që në disa aspekte është mirë për fëmijët, por nuk është kaq e mirë edhe fëmijët. Koha e lirë për të shpenzuar me familjen është zero.

Kam pasur këtu njerëz që kanë ardhur nga emigracioni dhe thonë të njëjtën gjë. Kur njerëzit i shohin pagat nga këtu dhe bëjnë krahasimin, sigurisht që është dallim i madh.

Por çfarë ka pas asaj page, kur vjen fjala për qiranë, taksat, fatura për të paguar, është e papërballueshme në Britani, apo kudo tjetër në Evropë.

Pra duhet vendosur në peshore, por megjithatë  unë i kuptoj njerëzit që duan të sfidojnë veten, duke u përpjekur aty ku mendojnë se mundësitë janë më të mëdha. Kjo është normale.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related