Mbyllja e TikTok nga Rama, “Reuters”: Ngjall debate mbi lirinë e fjalës

Data

Pasi kryeministri Edi Rama vendosi për mbylljen e TikTok në Shqipëri, si masë kundër nxitjes së dhunës mes të rinjve, pas vrasjes tragjike të nxënësit 14-vjeçar pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë, agjencia ndërkombëtare e lajmeve “Reuters” i ka kushtuar një reportazh kësaj nisme të qevrisë.

 

 

Vendimi që pritet të miratohet e hyjë në fuqi në vijim mbështetet kryesisht nga prindërit, që e shohin këtë aplikacion si nxitës të konflikteve mes të rinjve kryesisht. Por përfaqësues të opozitës, grupe të drejtash dhe pronarë biznesesh thonë se kërcënon tregtinë dhe lirinë e shprehjes përpara zgjedhjeve të majit.

Artikulli i plotë i “Reuters”:

Ndalimi i TikTok në Shqipëri ngjall debate mbi lirinë e fjalës

Çdo mbrëmje, Ergys Katiaj ngarkon një video në TikTok duke u kujtuar klientëve se dyqani i tij në Tiranë shpërndan patate të skuqura, cigare dhe alkool gjatë natës. Telefoni i tij gumëzhin nga porositë që i shtojnë rreth 1000 euro fitimit të tij mujor.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related