“Shqipëria është e sigurt”, thotë ministrja Koçiu — por viti 2025 shënon valë krimesh dhe shpërthimesh tritoli

Data

Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, ashtu si edhe disa nga paraardhësit e saj socialistë, e llogarisin fillimin e vitit kalendarik me ditën që ata marrin detyrën. E, në këtë këndvështrim, ministrja e radhës, Koçiu, e cila u emërua në këtë post në Shtator të vitit 2025, flet me bindje se “Shqipëria është një vend i sigurt” dhe se “policia ka treguar efektivitet të lartë në parandalimin dhe zbulimin e autorëve të veprave penale, përfshirë atyre të rënda”.

Koçiu i dha këto deklarata gjatë një raportimi në Komisionin Parlamentar për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtes. Natyrisht, nuk pritet që një ministre, aq më tepër në qeverinë estetike të Edi Ramës, të flasë për problematika dhe situatën e rëndë me rendin e sigurinë.

Megjithatë, panorama reale është në sytë e qytetarëve, të cilët, në qytete të ndryshme, dëgjojnë shpërthime tritoli si “fishekzjarre” të festave të fund-vitit.

Viti 2025, madje, gjatë mandatit të Albana Koçiut si ministre e Brendshme, Shqipëria njohu për herë të parë një krim që nuk kishte ndodhur kurrë-vrasjen e një gjyqtari në sallën e gjyqit. Po ashtu, ky vit, deri më tani, ka shënuar edhe shtim rastesh të shpërthimeve me tritol, ngjarjë që, natyrisht, nuk e bëjnë vendin “të sigurt”, siç mëton ministrja e Brendshme në fjalën e saj

Duke qenë se ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, është e bindur që Shqipëria është vend i sigurt, “Boldnews.al” ka përmbledhur disa raste, ndër më tipiket e vitit 2025, për t’i rikthyer “kujtesës” vartëses së Edi Ramës.

4 nëntor 2025– Shpërthim tritoli në një biznes makinash me qira. Fatmirësisht, pa dëme në njerëz.

– 1 nëntor 2025– Vrasje me armë zjarri në Gjorm të Vlorës. Viktima është D. Alliaj.

– 28 Tetor 2025– Në Berat, 63-vjeçari Kastriot Mema vret me thikë turistin nga Tirana, K. Hoxha, pas një debati për përdorimin e një kali

– 28 Tetor 2025- Picieri 41-vjeçar, Filip Shehu, vret kamarierin 31-vjeçar, I. Ismaillari, pas një debati në një lokal pranë Komunës së Parisit, në Tiranë

– 28 Tetor 2025Marjan Kodheli vret me thikë babain e tij, Pjetër Kodheli, në Durrës

– 22 Tetor 2025Vrasje e dyfishtë në Durrës, “për një kafe”. Viktima, të rinjtë F. Paluçi dhe A. Kurti

– 6 Tetor 2025– Vritet me armë zjarri brenda në sallën e gjyqit në Tiranë, gjyqtari i Apelit, Astrit Kalaja

– 3 Tetor 2025– Në një shpërthim me tritol vritet brenda makinës në Sarandë 58-vjeçari Isuf Jaçaj.

– 30 Shtator 2025– Shpërthim tritoli në Lushnje, në muret e banesës së Sh. Gjata, nëna e “të dashurës” së Laert Haxhiu.

– 27 Shtator 2025– Vritet në Salari të Tepelenës, sipërmarrësi italian, Edoard Sarchi.

– 19 Shtattor 2025– Vendoset tritol në murin rrethues të banesës së deputetit demokrat, Xhelal Mziu

– 5 Gusht 2025– Shpërthim tritoli në parkimin e një pallati në Tiranë. Dyshohet se objektiv i shkatërrimit ishin makinat e Elvis Kosova (njohur si Visi i Garave)

24 Korrik 2025– Hidhet në erë me tritol automjeti i Klaus Jaçaj (djali i Isuf Jaçaj, i vrarë në 3 tetor)

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related