Boçi: Asnjë universitet publik shqiptar nuk renditet në listën botërore të THE 2026, arsimi i lartë në krizë

Data

Më 13 tetor 2025, nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, doli me një deklaratë publike ku denonconte gjendjen e arsimit të lartë në vend.

Sipas tij, “asnjë universitet publik shqiptar nuk figuron në renditjen ndërkombëtare World University Rankings 2026, të Times Higher Education (THE), Universiteti i Tiranës ka status ‘Reporter’; ndërsa universitetet e rajonit janë të renditura, si për shembull Universiteti i Prishtinës, që ndodhet ‘në vendin e 518-të”.

Boçi argumenton se kjo situatë “vjen nga politizimi i institucioneve, emërimet partiake, mungesa e kërkimit shkencor dhe financimeve transparente, si edhe ndërhyrjet e qeverisë që kanë cënuar autonominë universitare”.

Por sa e vërtetë është kjo deklaratë dhe çfarë tregon kjo renditje?

Çfarë është THE dhe si funksionon renditja ?

Times Higher Education (THE) është një organizatë britanike e specializuar në analizën dhe klasifikimin global të universiteteve kërkimore. Çdo vit, ajo publikon World University Rankings (WUR), që për vitin akademik 2026 përfshiu 2,191 universitete nga 115 vende dhe është publikuar më 9 tetor 2025.

Renditja bazohet në 18 tregues të ndarë në pesë fusha: mësimdhënie, mjedis kërkimor, cilësi kërkimi, perspektivë ndërkombëtare dhe lidhje me industrinë.

Kriteret

Për t’u renditur në World University Rankings të Times Higher Education, një universitet duhet të përmbushë 7 kritere bazë:

Të ketë aktivitet të provuar kërkimor, më shumë se 1,000 publikime gjatë 5 viteve të fundit dhe të paktën 100 publikime në secilin vit.

Të japë mësim në nivelin bachelor. Institucionet që ofrojnë vetëm studime pasuniversitare (postgraduate-only) përjashtohen.

Të mos jetë i fokusuar vetëm në një fushë studimore, më pak se 80% e prodhimit kërkimor duhet të vijë nga një subjekt i vetëm.

Të ketë dorëzuar të dhëna të përgjithshme për vitin e vlerësimit, që përfshijnë: staf, studentë, të ardhura, publikime dhe të dhëna të tjera institucionale.

Të mos mungojnë më shumë se dy nga vlerat thelbësore (si stafi akademik, studentët ndërkombëtarë, të ardhurat kërkimore, etj.). Nëse mungojnë më shumë se dy, institucioni përjashtohet nga renditja.

Të ketë të paktën një fushë akademike të raportuar, nëse nuk është raportuar asnjë, institucioni përjashtohet.

Të mos jetë në listën e përjashtimeve të personalizuara, që përfshin universitetet që kanë refuzuar të marrin pjesë në renditje ose nuk janë të përshtatshme për arsye të tjera institucionale.

Vetëm universitetet që përmbushin të shtatë kriteret përfshihen në renditjen botërore.

Ndërsa ato që kanë plotësuar vetëm kriteret 4, 6 dhe 7, por jo të gjitha kriteret e tjera të mbetura, nuk përfshihen në renditjen me pikë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related