Edi Rama publikoi në orët e vona të mbrëmjes së djeshme punën e bërë, sipas tij mrekullueshëm, në tunelin e Murrizit i cili duhet të ishte hapur prej kohësh, por vijonte të shtyhej. Si përfundim, punës në tunel i erdhi fundi me metoda të “kohës së qepës”, dhe po u serviret shqiptarëve si sukses para zgjedhjeve.
Një video e publikuar në JOQ Albania tregon një numër të madh punëtorësh duke lyer nga brenda Tunelin e Murrizit me furça të vendosura në shkopinj të gjatë, si në mesjetë.
Mesa duket, pasi kanë mbushur xhepat e tyre përplot me lekë, qeverisë nuk i ka tepruar asnjë kacidhe për të bërë lyerjen me pompa. Kujtojmë se me një gjatësi rreth 74 km, rruga e Arbrit i ka kushtuar buxhetit të shtetit 33.6 miliardë lekë.
