Protestuesit shfaqin pankarta me mesazhe drejtuar kryeministrit gjatë tubimit në Tiranë

Data

Gjatë protestës së zhvilluar mbrëmjen e së dielës në Tiranë, pjesëmarrësit shfaqën pankarta me mesazhe që lidhen me deklaratat e fundit të kryeministrit Edi Rama dhe me kërkesat e tyre.

Në një prej pankartave, protestuesit iu referuan cilësimeve të përdorura nga kryeministri ndaj tyre, duke shkruar: “Mund të na quani korba, laraska apo harabela. Historia do të na kujtojë si qytetarë që nuk heshtën”.

Një tjetër pankartë i referohej deklaratave të Ramës për vazhdimësinë e protestave, me mesazhin: “Ti thua se mund të vini deri në 2029, ne themi nesër edhe më shumë”.

Protestuesit shfaqën gjithashtu një pankartë me mbishkrimin: “57 ditë. Empati me fjalë, arrogancë me vepra”.

Mesazhet e paraqitura në pankarta përfaqësojnë qëndrimet e protestuesve dhe organizatorëve të tubimit. Deri në publikimin e këtij materiali, nuk ka pasur një reagim nga Kryeministria lidhur me këto mesazhe.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related