Shpopullimi alarmant! Braktisja e fshatrave, banori: Qeverisë i kërkojmë ujë dhe rrugë

Data

Velagoshti, një nga fshatrat më të mëdhenj për nga shtrirja gjeografike në qytetin e Kuçovës i njohur gjithashtu dhe për prodhimin e ullirit dhe vajit cilësor, po përballet me vështirësi të mëdha, për shkak të mungesës së infrastrukturës.

Banorët e këtij fshati shprehin shqetësimin e tyre për mungesën e rrugës, që nuk ka njohur asnjë investim prej vitesh. Ata mendojnë se rruga e amortizuar e fshatit po pengon zhvillimin ekonomik të zonës.

“Jemi mbledhur kemi vajtur dhe te bashkia dhe s’do tja dijë fare me qindra herë ti e shikon vetë, si erdhe me makinë lartë e pe rrugën qysh ishte?…… që në kohën e Enverit, që në kohën e Enverit do ta shtojmë do e shtrojmë ja kështu”,-tha Alma Dajlani per mikrofonin e Euronews Albania.

“Ne si banorë të këtij fshati i kemi ngritur problemet tona sot e kaq vite edhe pleqtë tanë, ne nuk duam asgjë tjetër prej qeverisë prej bashkisë duam vetëm të behët rruga duam dhe ujë nuk i kërkojmë as bukë as leke, këtë duam ne. Por këta po bëjnë nga mënyra me çnjerëzore për arsye për ta braktisur këtë fshatë që të detyrohen njerëzit të ikin…. aktualisht janë 50 familje por si fshat është i madh se deri para 4 ose 5 vitesh bëhej si kur ishin autokombanjat e gjermanit këtu, këtu nuk e siguroj dot jetesën vetëm në emigrim”,-tha banori.

Mungesa e infrastrukturës sipas banorëve i ka kushtëzuar në çdo aspekt jetësor.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related