831 ha tokë për park fotovoltaik në Kaninë/ Këshilli Bashkiak: Nuk e zotërojmë truallin, s’marrim vendim

Data

Pak ditë më parë në media u raportua se shkaku i përplasjes mes Edi Ramës dhe Ermal Dredhës, është dhënia e një sipërfaqe toke prej 831 hektarësh në zonën e Kaninës në Vlorë për t’u ndërtuar një park fotovoltaik nga një operator ekonomik

Kërkesa ka shkuar që në nëntor të vitit të kaluar në protokollin e Bashkisë së Vlorës dhe projekti “përlan” të gjithë faqen e Malit të Kaninës, e njohur ndryshe si ekonomia Shashicë-Gumenicë, atje ku qindra banorë të zonës kishin ndërtuar ekonominë e tyre blegtorale.

Ermal Dredha nisi procedurat dhe organizoi një dëgjesë me banorët e Kaninës, të cilët e kundërshtuan njëzëri projektin, duke pretenduar se një pjesë e tokave janë prona private ose në procese gjyqësore për njohjen e titullit të pronësisë.

I vënë përballë kundërshtimit të fuqishëm të banorëve, Ermal Dredha u mundua ta zvarrisë sa më shumë shtyrjen përpara të projektit, por presioni që vinte nga Tirana ishte shumë i lartë.

Pas “shkundjes” që Edi Rama i bëri Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha, firmosi projektvendimin për nisjen e procedurës për dhënien me qira për 10 vjet me të drejtë rinovimi të 834 hektarëve në Kaninë dhe çështja është futur në mbledhjen e nesërme në rendin e ditës për t’u miratuar në Këshillin Bashkiak.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related