Shpërthim pranë një bankomati të një banke të nivelit të dytë, detajet nga ngjarja

Data

Një shpërthim ka ndodhur pranë një bankomati të një banke të nivelit të dytë në afërsi të Kalasë në Krujë.

Raportohet se rreth orës 02:45 është dëgjuar një shpërthim, i ngjashëm me lëndët plasëse ose lëndët piroteknike.

Si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme materiale, ndërsa po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 12.11.2024, rreth orës 02:45, pranë një bankomati në afërsi të Kalasë (në rrugë), është dëgjuar një shpërthim, i ngjashëm me lëndët plasëse ose lëndët piroteknike dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related