Shpërthim i fuqishëm në Sarandë — gjendet i vdekur brenda makinës së djegur

Data

Mbrëmjen e sotme, një shpërthim i fuqishëm i ka marrë jetën një personi në Sarandë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 3, ku makina — një fuoristradë — është dëmtuar rëndë pas shpërthimit.

Autoritetet policore dhe hetuesit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe konfirmuan se viktima gjendej brenda makinës, që dyshohet të jetë tritoluar.

Derisa identiteti i të vdekurit nuk është bërë ende publik dhe motivet nuk dihen, zona është rrethuar plotësisht dhe tanimë po kryhen kontrolle të hollësishme për të zbuluar çdo provë që mund të shërbejë për zbardhjen e këtij atentati.

Në qytet ka pasur prani të shtuar policie dhe kalimtarët janë të alarmuar nga zhurma e shpërthimit.

Në vazhdim pritet që organet ligjzbatuese të lëshojnë njoftim për identitetin dhe për statusin e hetimeve në këtë ngjarje kriminale që po trondit Sarandën.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related