Marrëveshja mes PS-së me Rithemelimit për t’i dhënë fund kaosit në Parlament është komentuar nga analistja Brizida Gjikondi, e cila e konsideron si një mesazh për SPAK dhe një dorë të zgjatur për Sali Berishën. Gjatë një prononcimi për mediat, Gjikondi theksoi se kjo është e kalkuluar sepse janë zhdukur nga aksioni kamikazët si Flamur Noka dhe Vokshi. “Unë mendoj që ky është një paralajmërim për SPAK, dhe është një dorë e zgjatur. Mua me bën përshtypje që çuditërisht është zhdukur Flamur Noka, Albana Vokshi apo gjithë kamikazët e tjerë”, deklaroi ajo. Më tej zonja Brizida Gjikondi shtoi se: “unë mendoj që “Rithemelimi” nuk ka absolutisht primar interesin e qytetarëve por ka interesa personale. 5 muaj mbajtën bllokuar Parlamentin që kur u hap çështja Partizani. Janë të lumtur sepse janë faktorizuan sepse që kur ka dal Sali Berisha non-grata kanë qenë i shpërfillur nga ndërkombëtaret. Dhe këto deklarata që po mbahen, nuk janë për Sali Berishën por janë për stabilitetin e Shqipërisë për pjesën stabilitetit të Ballkanit”.
Shpërthen Brizida Gjikondi: Rithemelimi ka primare interesat personale dhe jo të qytetarëve
Data
