Shpërdoroi detyrën, SPAK kërkon 4 vite burg për Vangjush Dakon, kallëzohet në prokurori edhe deputeti i PS, akuzohet…

Data

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka kërkuar një dënim prej 4 vitesh burg për ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako, duke e akuzuar për shpërdorim detyre. Po ashtu, një tjetër emër i njohur nga Partia Socialiste është përfshirë në hetime. Bëhet fjalë për deputetin e PS-së, Anduel Tahiraj, i cili akuzohet për fshehje dhe deklarim të rremë të pasurisë dhe fshehje të të ardhurave, ushtrim të aktivitetit tregtar të paregjistruar, si dhe shpërdorim detyre.

Kallëzimi është dorëzuar në SPAK nga Partia Demokratike, ndërsa hetimet pritet të pasohen me veprime të tjera ligjore. Këto raste kanë ngritur shqetësime të mëdha për integritetin e politikanëve dhe administratës publike, teksa presioni ndaj institucioneve të drejtësisë po rritet. Sipas SPAK, veprimet e tyre përbëjnë një shkelje serioze të besimit të qytetarëve në funksionimin e shtetit ligjor.

SPAK jep pretencën për Dakon

Në seancën e djeshme në Gjykatën e Posaçme (GJKKO), Prokuroria e Posaçme (SPAK) lexoi konkluzionet përfundimtare duke kërkuar shpalljen fajtor të ish kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako për akuzën e ‘shpërdorimit të detyrës’ në 2 raste dhe dënimin e tij me 4 vite burg. Meqenëse është pranuar kërkesa e Dakos dhe tre të bashkëpandehurve të tjerë për “gjykim të shkurtuar”, ulet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht SPAK kërkon dënimin e tij me 2.8 vite burg. Për ndërtuesin Fiqiri Farruku, të akuzuar për falsifikim dokumentesh, prokurori i SPAK, Sotir Kllapi kërkoi 3 vite burg. Në aplikim të gjykimit të shkurtuar të dënohet me dy vjet burg.

Duke marrë në konsideratë moshën, gjendjen shëndetësore, dënimi t’i pezullohet. Ndërkohë për Fatmir Ejupin, ish-topograf i akuzuar për falsifikim dokumentesh, u kërkuan 3 vite, që me gjykim të shkurtuar konvertohet në 2 vite burg. Për Ardian Bulkun SPAK kërkon dënimin me 3 vjet burg për falsifikim dokumentesh. Në aplikim të gjykimit te shkurtuar dënohet me 2 vjet. Për shkak të gjendjes shëndetësore të një fëmije dhe gjendjen e tij ekonomike kërkohet që të pezullohet burgimi duke ia kthyer në një kohë shërbim prove, sa gjysma e dënimit të mbetur nga koha kur është arrestuar.

 

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related