“Shpërblimi është qesharak”, Hoxha ngre dyshimin: Pse qeveria duhet të ndalojë politikat e lëmoshës për pensionistët?

Data

Eksperti Kujtim Hoxha ka qenë i ftuar në një program televiziv për të folur për çështjen e pensioneve. Hoxha e cilësoi lëmoshë shpërblimin 100-150 mijë lekë për pensionistët dhe theksoi se do ishte mirë që kjo shumë të ishte shtesë e pensionit. Sipas tij, qeveria i merr 420 mijë lekë në vit një pensionisti përmes TVSH-së.

“Unë prisja që qeveria të bënte më shumë për pensionin, jo për shpërblimet. Do ketë rezerva ende për të ardhmen. Çfarë ka ndodhur me këtë shpërblim 100 dhe 150 mijë lekë? Gjatë vitit si gjithë qytetarët janë pjesë e konsumit, të harxhimit si dhe të shërbimeve në fusha të tjera, që i bie si skaji fundor i përdorimit të produkteve të cilat janë të ngarkuara me TVSH

Krahas produkteve ai blen dhe TVSH-në, një taksë te pensionisti. Për një pensionist me 180 mijë lekë, shteti merr 420 mijë lekë në vit dhe i kthen 100 dhe 150 mijë lekë. Kjo nuk është e drejtë. Tani duket sikur i shpërblen. Do ishte e drejtë, dinjitoze që ta bënte pjesë të pensionit, të mos dukej si lëmoshë”, tha Hoxha.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related