Rastësi apo e koordinuar? Celibashi dhe Rama propozojnë të njëjtën datë për zgjedhjet

Data

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, pas takimit me Presidentin Brajam Begaj, është shprehur se ka propozuar datën 11 Maj për zhvillimin e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

Si për rastësi, ose jo, edhe PS kërkoi sot që zgjedhjet të mbahen më datë 11 Maj.

“Ne rekomanduam tek Presidenti i Republikës që të jetë data 11, edhe pse kjo kërkesë mund të jetë e përputhur me kërkesën e dikujt tjetër, por nuk ka lidhje.

Nuk shikojmë axhendën politike, por mundësinë që kemi në aspekt të kohës për të përgatitur zgjedhjet e ardhshme”, tha kreu i KQZ-së.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related