“Shokët e 7×7=313 me lekë të mykura, qytetarët me zor nxjerrin muajin”, Basha: Socialistët e ndershëm të ndëshkojnë..

Data

Drejtuesi i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, në një intervistë për emisionin “Log” në News24, u bëri thirrje socialistëve të ndershëm që të reflektojnë dhe të mos e mbështesin më Edi Ramën dhe drejtuesit e korruptuar. Ai ironizoi situatën në Durrës, duke thënë se qyteti ka “dy kryebashkiakë”, të dy nën hetim, përfshirë edhe Erion Veliajn, të cilit, sipas Bashës, i janë gjetur euro të mykura në bodrum.

“Ju që hiqni nga goja për t’u shkolluar fëmijët, mendohuni mirë për kë po votoni,” u shpreh Basha, duke shtuar se pushteti i Ramës ka sjellë trafikantë, banditë dhe të korruptuar në qeverisje. Ai i ftoi qytetarët të mos e votojnë më këtë model dhe t’i japin drejtësisë shansin për të ndëshkuar të gjithë përgjegjësit. “Kush është me Edi Ramën në këto zgjedhje, është kundër Shqipërisë,” përfundoi Basha.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related