Presidenti amerikan, Donald Trump dëshiron të zvogëlojë aparatin qeveritar. Shumë punonjësve me sa duket po u bëhet presion. Një gjykatë ka ndërkohë ka reaguar. Si fishekzjarre hedhur njëri pas tjetrit, kështu filloi të nënshkruajë dekretet presidenti i sapo ardhur në detyrë, Donald Trumpnjëkohësisht ai kërkon edhe shpejtësi në zbatimin e tyre. Por pikërisht këtu Trump po has në rezistencë.
Një gjykatës federal në Boston, Massachusetts, së paku e ka bllokuar përpjekjen për të detyruar rreth dy milionë punonjës të qeverisë të japin dorëheqjen vullnetarisht. Punonjësit e ministrive dhe autoriteteve në fakt duhej të vendosnin deri në mesnatën e së premtes (07.2.) me orën lokale, në orën 06:00 , nëse do të largoheshin me efekt të menjëhershëm nga puna, e do të paguheshin më tej deri në shtator – apo nëse do donin të rrezikonin të pushoheshin nga puna në muajt e ardhshëm. Gjykata Federale të paktën tani e ka zgjatur afatin dhe ka caktuar një seancë tjetër për të hënën (10.02.).
Presion përmes E-maileve dhe përpjekje për frikësim
“Kjo është një fitore për të gjithë punonjësit federalë,” i tha CNN, Rob Shriver, i cili drejtoi Zyrën e Mbikqyrjes së Agjencisë dhe Shpenzimeve Qeveritare nën paraardhësin e Trump, Joe Biden. Presioni për të lënë dorëheqjen është rritur ditët e fundit nga emailet shtesë dhe përpjekjet e tjera për frikësimin e punonjësve. Madje edhe punonjës të Policisë Federale FBI dhe agjencisë së inteligjencës së huaj, CIA morën gjithashtu emaile përkatës.
“Askush prej nesh nuk e ka përjetuar ndonjëherë diçka të tillë më parë,” tha Otis Johnson i Shoqatës Amerikane të Punonjësve Publikë në radion NPR. “Ata vijnë dhe shkatërrojnë jetën e punonjësve federalë që kanë bërë punën e tyre për shumë vite,” kritikoi Johnson.
